Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur do të ketë reshje shiu në Kosovë?

nga Revista Kosovarja

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, raporton Gazeta Express.

Mbi artikull

Sipas PW, sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, derisa, njëjtë parashihet të mbajë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

3.09.2020 – Vransira të cilat edhe sot mbeten në rajon, vonë në mbrëmje dhe gjatë natës mund të sjellin kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Ndërsa në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm kryesisht me diell, e temperaturat në fundjavë gradualisht do të shënojnë rritje, që ditën e dielë dhe të hënë kapin edhe vlerat maksimale prej 30C.

Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

Moneytizer Paragrafi 4

4.9.2020 – Herët në mëngjes vende-vende riga lokale shiu. Paradite pjesërisht vranët, ditën mot i mirë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 26C, e në vise malore 9 deri 18C. Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 6.

5.09.2020 – Më ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e rreth viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 9C deri 28C, e në vise malore 6C deri 20C. Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 7.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]