Jemi në kohën kur zakonisht bëhen terminët dhe aranzhimet për të pushuar në muajt e verës. Mirëpo tani pas përhapjes së Covid-19, edhe aranzhimet për të pushuar në vendet bregdetare janë stopuar.
Shumë nga kompanitë turistike vazhdojnë të mbesin të mbyllura.
Në dyer të tyre janë të vendosura vetëm njoftimet se janë mbyllur për një kohë të pacaktuar, derisa në të tjera tregohet për mënyrën se si do të kompensohen të gjithë ata që kishin rezervuar më parë bileta.
Një kompani e cila ka filluar punën por se ende nuk ka nisur të aranzhoj për të interesuarit udhëtimet është “Eurokoha”.
Vetiola Reçica, menaxhere në këtë kompani për IndeksOnline ka treguar se tashmë interesimi i qytetarëve për të parë se kur mund të porosisin bileta është i madh.
“Po interesimi është shumë i madh, por ne nuk mund të kthejmë ndonjë përgjigje, pasi që po presim nga institucionet dhe nuk e dimë se si do të ndodh tutje”, tha Reçica.
Aktualisht në vend po zbatohet faza e dytë e lehtësimit të masave, derisa për hapjen e kufijve të shteteve evropiane janë dhënë tashmë disa data.
Derisa kjo të ndodh, Reçica thotë se mbeten në pritje, pa mundur tu japin një përgjigje të saktë klientëve të tyre.
Sikurse edhe veprimtarit e tjera edhe turizmi është prekur mjaftë shumë. Këtë e pohon dhe ajo.
Por se çfarë do të ndodh me ato rezervime që i kanë bërë qytetarët gjatë kësaj kohe? Reçica tha për IndeksOnline se të gjithë qytetarët që kanë rezervuar, do të kompensohen, varësisht nga forma që duan, ose aranzhime të reja, ose kompensim në vlerë monetare.
Për më shumë ndiqeni videon: