Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur hidratimi i bën më shumë dëm lëkurës sesa mirë

nga Revista Kosovarja

Mund t’ju duket pak e çuditshme, pasi lagështia është gjithmonë e mirë për lëkurën, por a mund të jetë problem hidratimi i tepërt?

Mbi artikull

Epoka e mediave sociale na ka dhënë shumë tendenca të kujdesit të lëkurës, si p.sh. maskat mund të duken perfekte në Tiktok dhe Instagram, por sigurisht që nuk u përshtaten të gjitha llojeve të lëkurës, veçanërisht nëse keni lëkurë të yndyrshme, të ndjeshme ose të prirur ndaj akneve. Në fakt, mbihidratimi mund të jetë një problem i çuditshëm. Dhe më poshtë do të zbuloni pse.

A mund të dëmtojë hidratimi i tepërt aftësinë e lëkurës për tu hidratuar?

Sipas dermatologut Dr. Manu Walia, e cila tha për Vogue India, se “lëkura ka mekanizmin e vet për të mbajtur lagështinë, ka një funksion pengues që përbëhet nga lipide dhe qelizat që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së ujit dhe ruajtjen e niveleve adekuate të hidratimit. Kur aplikoni shumë hidratues, shumë shpesh, mund të bëheni të varur nga hidratimi i jashtëm. Lëkura mund të bëhet e varur nga hidratuesi për të ruajtur nivelet e saj të lagështisë, duke çuar në një reduktim të aftësisë së saj natyrale për t’u hidratuar”, shpjegon ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo gjithashtu thekson se hidratuesit me bazë nafte mund të dëmtojnë lëkurën.

“Ndërsa okluzivët mund të jenë të dobishëm në disa raste, përdorimi i zgjatur pa e lejuar lëkurën të marrë frymë dhe të funksionojë normalisht mund të çojë në reduktimin e funksionit të barrierës. Si rezultat, lëkura mund të prodhojë më pak agjentë natyralë hidratues dhe lipide, duke çuar në uljen e hidratimit me kalimin e kohës”, tha Walia.

Pra, cila është sasia e duhur e hidratuesit?

Kjo sigurisht që shtron pyetjen se cila është sasia dhe shpeshtësia e duhur e aplikimit të kremit hidratues. Sipas publikimit, nuk ka një sasi të vetme që i përshtatet të gjithëve, sasia e duhur varet nga nevojat individuale të lëkurës, nga lloji dhe struktura deri te klima.

Dr. Shah Falguni sugjeron t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi lëkura ndihet gjatë ditës: Nëse ndihet e thatë, mund të jetë një shenjë që ju duhet të hidratoni më shpesh. Procesi natyror i riparimit dhe rigjenerimit të lëkurës suaj është më aktiv gjatë natës, kështu që një formulë pak më e trashë mund të jetë më e dobishme atëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]