Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur Leonora Jakupi i harron tekstet e këngëve të veta

nga Revista Kosovarja

Njihet si këngëtarja e këngës ‘A vritet Pavarësia’ që ka lënë e do të lërë gjurmë përherë në skenë e historikisht.

Mbi artikull

E jo rastësisht vie kjo këngë prej Leonores, këngëtares nga Drenica heroike, shkruan “Kosovarja”.

Kalimi i kohës bëri që këngëtarja të regjistrojë në listën e këngëve të saja edhe shumë hite tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

E meqë jemi në periudhën e izolimit për shkak të covid 19, shumica e artistëve kanë zgjedhur platforma të ndryshme për të mbajtë lidhjet me fansat.

Ashtu mbrëmjen e djeshme në kuadër të rubrikës “Festojmë nga shtëpia” të Klan Kosova, është shfaqur këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi.

Leonora ka performuar nga Sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj, artistja e popullarizuar i ka interpretuar hitet e saj të shumta.

Por, që diçka nuk ishte në rregull. Ose ishte në pyetje sinkronizimi dhe përshtatja e zërit meqë ishte playback, ose vetë këngëtarja ka harruar tekstet e këngëve të saja./Kosovarja/

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/923363144802277/

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/875883656256690/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]