Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur nuk mund të ndërpritni lemzën, bëjeni këtë metodë

nga Revista Kosovarja

Të gjithë i dimë dy “ilaçe” të vjetra për lemzën – një gotë ujë apo mbajtjen e frymës, mirëpo ato nuk kanë sukses gjithmonë

Mbi artikull

Lemza është dukuri jashtëzakonisht e pakëndshme, e cila shfaqet për shkak të ngërçeve të pavullnetshëm të diafragmës, të cilat mbyllin kordat e zërit dhe çojnë në atë “hik” të pakëndshëm, i cili, ndonjëherë, as me gjithë angazhimin dhe truqet, nuk do të pushojë.

Të gjithë dimë për dy “ilaçe” të vjetra për lemzën – një gotë ujë apo mbajtjen e frymës, mirëpo ato vetëm ndonjëherë kanë sukses, sepse për ndërprerjen e lemzës më e rëndësishme është të dini shkaktarin.

“Ngrënia e tepërt e ushqimit, refluksi i lukthit, alkooli, madje edhe stresi mund të jenë shkaktarë të lemzës”, shpjegon doktor Alex Roher.

Moneytizer Paragrafi 4

Për të ndërprerë në afat sa më të shkurtër lemzën, mjekja Michelle McOmber rekomandon disa truqe të cilat kanë sukses brenda një sekonde:

– Gëlltiteni një rriskë të vogël buke të thekur

– Prekni ngadalë pjesën e pasme të fytit me bishtin e lugës apo të brushës së dhëmbëve

– Përpini një lugë të vogël sheqer

“Çdo gjë që bëni, bëjeni me kujdes dhe lemza do të pushojë menjëherë”, këshillon McOmber.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]