Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur shkruajnë për Ritën grekëve u vie rëndë t’i thonë shqiptare

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media. Paparacët kapën shumë fotografi të saj gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Tani pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.

Të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë.

Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për prezencën e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, shumë prej komentuesve janë fokusuar pikërisht këtu, duke theksuar se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare që i mëshojnë idesë se Shqipërisë Etnike. Lajmi është publikuar në mjaft media të tjera greke.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]