Boksieri i famshëm anglez, Amir Khan ka ndarë teorinë e tij të veçantë të komplotit rreth pandemisë së koronavirusit botëror.
Ai ka thënë se koronavirusi është shpikje njerëzore dhe se testimi i 5G ka lidhje me këtë.
“Unë nuk mendoj se ka ardhur nga Kina. Njerëzit thonë se ka origjinë nga një lakuriq dhe supë gjarpri. A besoni se është marrëzi? A besoni vërtet se koronavirusi ka ndonjë lidhje me rrjetin 5G? Koronavirusi është një shpikje njerëzore. Ata po testojnë 5G për të na hequr qafe,” tha boksieri.
Khan e lidhi paraqitjen e rrjetit 3G në 2003 me SARS, rrjetin 4G me gripin e derrave 2009, dhe 5G me përhapjen masive të Covid-19./Indeksonline/