Këngëtarja e kosovare ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një moment interesant të para disa viteve.
Fjala është për Vesa Lumën, e cila ka publikuar një video dhe tregon se çka saktësisht kishte bërë dy orë para dasmës . shkruan “Kosovarja”.
Nuk e di nësë keni dëgjuar ndonjëherë, por këngëtarja pak momente para ditës së saj të madhe kishte bërë provën e kafesë dhe shihet duke shërbyer, e në sfond shihet edhe nëna e saj shume e lumtur për të bijën.
“2 ore para marteses -prova e kafes😂 Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes..🙈 kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes 😂🙈 Perqafime per krejt nuset e ketij viti❤️ -eshte shume mire ma besoni😂😜❤️” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Kosovarja/