fbpx

Kur Vuçiq ishte në listën e zezë të BE-së!

nga Revista Kosovarja

Në përpjekje për realizimin e një jugosllavizmi të tipit të Rakoviq-ian, të cilën Milosheviqi e shihte si Serbi të Madhe dhe shtet të të gjithë serbëve, për Beogradin dhe politikanët serbë Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë de facto u bë doktrinë e luftërave agresive.

Si rrjedhojë e këtij orientimi serbomadh, regjimi i Milosheviqit, gjatë katër luftëra agresive solli vrasje dhe dëbime masive dhe shkatërrime të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Për këtë arsye, në Perëndim udhëheqësi serb mori epitetin në brutal si “kasapi i Ballkanit.

Po ashtu, për shkak të këtyre luftërave dhe spastrimit të fundit etnik dhe vrasjeve masive në Kosovë 1998/1999 dhe pak kohë para se Tribunali i Hagës të ngrinte padi ndaj Milosheviqit për krime të luftës, Bashkimi Evropian me 10 maj 1999 publikoi një listë të zezë sanksionuese në krye me Milsoheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ku krahas shumë kriminevlëve të luftës, në këtë listë ishte përfshirë edhe emri i ministrit të atëhershëm serb të Informacionit, A. Vuçiq, asokohe një nga udhëheqësit e Partisë Radikale dhe i njohur për thënien e tij të famshme fashiste “Vrisni 1 serb dhe do ti vrasim 100 myslimanë boshnjakë”.

Ishte koha kur qeveria e Milosheviqit po zhvillonte fushatën e vrasjeve të shqiptarëve dhe spastrim masiv etnik të pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore, prandaj Këshilli i BE-së, i cili i kishte dhënë mbështetje unanime fushatës ajrore të NATO-s, kishte marrë vendim për aplikimin e kufizimeve shtesë për pjesëtarët e kësaj qeverie, e cila, siç do të thoshte ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ishte identike me programin nacionalist radikal serb, Vasa Çubriloviq (1937).

Duke pasur parasysh këtë pozicion, Këshilli i Bashkimit Evropian me 10 maj 1999 miratoi vendimin në lidhje me masat shtesë kufizuese kundër “Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ)”, ndërsa për të zbatuar nenin 1 (1) dhe (2) të Pozicionit të Përbashkët 1999/318/CFSP konstatoi në nevojë të zbatimit të vendimit të Këshillit

MIRATOI KËTË VENDIM:

Neni 1

Sipas nenit 1 të këtij vendimi të BE-së, në listen e zyrtarëve dhe ushtarakëve serbë që ndaloheshin të hynin Brenda territorit të BE ishin:

Sllobodan Milosheviqi me familje,
Aleksanëdr Vuçiq, minister i Informacioit,

Vojisllav Shesheli, Zëvendëskryeministër,

Velko Odalloviq, Zëvendësshef për “Qarkun” e Kosovës, si dhe qeveritarë dhe ushtarakë me nam të keq, e të cilët ishin përgjegjës për krimet dhe fushatën e spastrimit etnik në Kosovë.

Në vijim po e ofrojmë dokumentin e plotë të BE-së të botuar Official Journal of the European Communities.

Sipas ligjeve dhe rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu si futja në lista të tilla që ka një arsye të madhe, ashtu si dhe heqja apo amnistia nga një listë e tillë që duhet të ketë një arsyeshmëri të qëndrueshme. Në rastin e Vuçiqit nuk dihet nëse është akoma në një listë të tillë, apo është hequr, dhe, nëse është kjo e fundit, për cilat kontribute ka ndryshuar ky qëndrim, ndërkohë që ai mbetet një glorifikues i politikës dhe doktrinës serbomadhe të Milosheviqit!/Epoka e re/


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]