Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur ylli turk mahniti publikun në vitin 1992 me këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”

nga Revista Kosovarja

Në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin” ku mysafir ka qenë veprimtari i njohur Qamil Bytyqi, janë trajtuar marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë në dekadën para çlirimit.

Mbi artikull

Ai ka folur për takimin e vitit 1992 mes presidentit Rugova dhe atij të Turqisë, Turgut Ozal, për takimin me shqiptarët e Turqisë në lagjen Zejtinburnu të Stambollit ku ishin prezentë mbi 1000 persona, si dhe numrin e shqiptarëve në Turqi.

Ndër tjera, ai ka treguar disa detaje nga kjo vizitë e Rugovës në Turqi dhe një koncert i organizuar me këngëtaren e njohur, Emel Sajin.

“Në atë koncert kanë marrë pjesë jo më pak se 5-6 mijë persona”, tha Bytyqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, në këtë koncert, këngëtarja turke me prejardhje shqiptare kishte mahnitur publikun duke kënduar njërën ndër këngët më të popullarizuara shqiptare, “Oj Kosovë oj nëna ime”.