Si edhe shumica e meshkujve, me siguri vetëm laheni në mbrëmje, ndërkaq bëni dush dhe rruheni në mëngjes. Mbase herë-herë ndryshoni rutinën, mirëpo gjithmonë i ktheheni së parës…
Çdo gjë është në rregull, sa u përket lëkurës, flokëve, thonjve, mirëpo sipas dermatologëve të universitetit “George Washingon”, ekziston edhe rutina më e mirë.
Në mbrëmje
Nëse jeni ndër ata të cilëve nuk u pëlqen dushi i mbrëmjes, mendoni edhe njëherë. Tërë ditën keni qenë jashtë shtëpisë, jeni djersitur, keni prekur vende të ndryshme dhe gjëja më e mirë për trupin tuaj është që ta freskoni dhe ta pastroni para se të shkoni të flini gjumë.
Kujtohuni vetëm për aromën e cigareve në flokët tuaj pas daljes në mbrëmje. Përdorni sapun të butë apo gjel për dush, ndërkaq dr. Friedman nga universiteti i sipërpërmendur rekomandon edhe përdorimin e regjeneratorëve. Shamponi eliminon papastërtinë ndërsa regjeneratori përmirëson dëmin në lëkurën tuaj.
Gjithashtu rekomandon të përdorni veç shamponin, veç regjeneratorin, e jo preparate 2në1. Tani kur lëkura ju është e relaksuar pas dushit, është koha për t’u rruar, për t’i prerë thonjtë dhe për të përdorur losionin pas rrojës.