Nuk mbahet mend të ketë pasur Republika e Kosovës, parlament më të dobët se ky i qeverisë Hoti, ku deputetët nuk dinë për prioritetet e shtetit dhe të qytetarëve.
Qe sa kohë nuk miratohet ligji për ndryshimin e buxhetit të akomoduar për situatën pandemike, ku duhen përshtatur pakot fiskale me nevojat e sektorit privat, të cilit i ka premtuar ndihmë kryeministri Hoti, duke i nxjerrur nga buxheti rreth 800 milionë euro si shpëtim për ekonominë e vendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale për sa u përket miratimit të temave që kanë të bëjnë me gjërat jetike qytetare.
Qe sa kohë përmendet shuma prej 170 eurosh që duhet t’i kalohet shtresës së premtuar .
Çka po bëjnë këta deputetë?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndarë sipas partive, as që merren bashkërisht me temat e interesit nacional.
Kur dikush thotë, se duhet të votohet kjo apo ajo e kur dikush propozon unitet parlamentar që t’i kthehet popullit votimi për të mirën e tij, dalin do deputetët të një parie tjetër dhe qesin akuza që lidhen menjëherë me rënien e qeverisë Kurti në kohë pandemie.
Janë stërpatur në përbërjen parlamentare deputetë të papërgjegjshëm që dinë vetëm të ofendojnë dhe t’u bien tavolinave dhe të fishkëllejnë për ta parë sa më shpejtë vendin pa qeveri.
Të gjithë ata që e duan këtë vend, mund të jenë bindur se çka donë të thotë mungesa e Hashim Thaçit në punët zyrtare të shtetit.
Këta deputetë janë aq të përçarë mes vetes, sa vendi nuk pritet të përfitojë përkushtimin e të gjithëve si strukturë unike në favor të shtetit.
Unike nuk është as përbërja e koalicionit qeveritar që nuk e përkrahë në tërësi kryeministrin për dialog me Serbinë.
Kjo qeveri nuk është unike as në trajtimin e pandemisë, pra siç e thotë edhe vetë Lutfi Haziri për qeverinë Hoti .
E tillë sikur është tani, me mosunitet veprimi, kjo qeveri është mirë të bjerë sa më parë, por edhe ky parlament është mirë të shpartallohet sa më shpejtë që është e mundur, pasi që nuk merret askush bashkarishtë me tema të interesit nacional.
Mirë është të mendohet për rënie të kësaj qeverie dhe për një qeveri të re me legjitimitet të pakontestuar zgjedhor. Keni parë komisionin për punë sigurie ku për pak nuk erdhi te përleshja fizike e kur gjërat vinë deri këtu, nuk është mirë të mbijetojë kjo qeveri e ky parlament. /Safet Krivaca/Kosovarja/