fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti e ka një lajm për diasporën

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit e ka konfirmuar që Qeveria do të paguajë policën e sigurimit për bashkatdhetarët.

Kjo është kumtuar gjatë mbledhjes së 86’të të Qeverisë së Kosovës.

Por për dallim prej herave të kaluara, kësaj radhe do të ketë formë tjetër për bashkatdhetarët.

Polica kufitare mund të blihet edhe online, kjo sipas Kurtit për të “lehtësuar procedurën”. /Express

Ky është njoftimi i Kryeministrisë:

Fjala e kryeministrit Kurti në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 4 korrik 2022

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,
Të nderua zëvendëskryeministra Besnik Bislimi, Donika Gërvalla dhe Emilia Rexhepi,
Ministra e zëvendësministra,

Mirë se keni ardhur në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

E mirëseardhje të veçantë në Kosovë ju dëshirojmë bashkërisht mërgatës sonë. Shumë bashkatdhetarë tanë tashmë kanë ardhur e shumë prej tyre edhe e kanë filluar rrugëtimin e tyre për atdhe. Ne u urojmë mirëseardhje të përzemërt. Dëshirojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta.

E për të lehtësuar këtë, edhe sivjet, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë. Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë. Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, për të evituar pritjet në kufi ajo mund të blihet edhe online para se të niseni.

E pasi ta kenë blerë bashkatdhetarët tonë policën, ata mund të aplikojnë për rimbursim të pagesës në formularin po ashtu online të Ministrisë së Financave.

Të dashur bashkatdhetarë,

E theksoj përsëri, që ju, mërgata jonë jeni pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke punuar në strategji dhe në ligjin për diasporë.

Gjatë gjithë vitit kabineti Qeveritar ka zhvilluar “Dialogun me Mërgatën” dhe një proces i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Janë duke u pilotuar për herë të parë programet për angazhimin e potencialit ekonomik, shkencor e profesional të mërgatës në kuadër të MPJD-së.

Po punohet për herë të parë për të jetësuar koncept-dokumentin për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë dhe certifikimin e gjuhës.

Është duke u punuar për ndërlidhjen e politikave për mërgatën me nivelin lokal. Për këtë është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Asociacionin e Komunave për Diasporë.

Jemi duke pilotuar alternativa kulturore për komunitetin shqiptar dhe jo-shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që të kemi një ndërlidhje me komunitetin edhe përmes artit dhe kulturës.

Në kuadër të reformës së brendshme, MPJD ka krijuar mekanizma të rinj për të adresuar kërkesat dhe problemet e mërgatës në raport me shërbimet të cilat i ofrojnë misionet diplomatike.

Të dashur bashkatdhetarë,

Sakrifica, kontributi dhe mundi juaj janë për t’u qëndruar gjithmonë sa më afër familjarëve në Kosovë, dhe kjo gjë është për t’u admiruar nga të gjithë ne. Unë ju uroj të gjithë juve dhe secilit prej jush pushime të këndshme bashkë me familjarët e miqtë tuaj.

Ju falemnderit.


Etiketa: Albin Kurti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Pas 10 vitesh, mërgimtari nga Franca kthehet në Kosovë

2 orë më parë
Aktuale

Kimete Berisha: ‘ Vrasësja’ ime me shami!

4 orë më parë
Aktuale

Biznesmeni saudit rrëzohet dhe vdes gjatë një fjalimi në një konferencë në Kajro

7 orë më parë
Aktuale

​Rizvanolli: Do të jetë një dimër i jashtëzakonshëm, ta kursejmë energjinë

8 orë më parë
Aktuale

‘Vrasësja’ ime me shami

8 orë më parë
Aktuale

Të mirat dhe të këqijat e “Sunyy Hill”-it

10 orë më parë
Postimi tjetër

Tre llojet e njerëzve që duhet t’i kemi në jetën tonë

Lokalet e gastronomisë të mos ua ndalojnë klientëve ujin e pijshëm

Doni të bëheni milionerë?

TË FUNDIT

Zgjedhja e aromës sipas personalitetit; ja parfumet më të mira për këtë sezon që do të “bëjnë” namin

4 minuta më parë

Një femër pa parfum është një femër pa të ardhme- CocoChanel Zgjedhja e aromës së parfumit lidhet me personalitetin, ajo...

Jo vetëm Donaldin, çfarë kanë të përbashkët Bora dhe Trixa këtë herë

28 minuta më parë

Jo vetëm Donaldin, çfarë kanë të përbashkët Bora dhe Trixa këtë herë Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë dy nga...

Shakira publikon foto me ‘dashurinë e saj të pastër’

42 minuta më parë

Shakira ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi konfirmoi se po ndahet nga partneri i saj, Gerard Pique, me të...

Këto bileta të Prishtinës vlejnë edhe për Sunny Hill në Tiranë

51 minuta më parë

Festival “Sunny Hill” njofton se biletat e kategorisë “Believers”, të blera për festivalin që u mbajt në Prishtinë, do të...

“Jon qu pesh me ofendime”, Getinjo ka një lutje për fansat

1 orë më parë

Reperi kosovar, Getinjo, ka bërë një kërkesë për të gjithë ndjekësit. Ai iu lut të gjithë atyre që i publikojnë...

Zanfina bën shikim interesant një një fotografi

1 orë më parë

Zanfina Ismaili gjithmonë merr vëmendje me imazhet e ndryshme që publikon. Duke qenë aktive në rrjete sociale, vazhdon të jetë...

MË TË LEXUARAT

Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës? Vendos sisteme raketore dhe dërgon avionë në vijën ndarëse

Femrat e ëndërrojnë të kenë stilin e Monika Lubonjës

Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën që iu bashkua thirrjes për liberalizim të vizave përmes Sunny Hill

Supë me karota dhe portokall

Të famshet që nuk janë plakur një ditë që nga fillimi i viteve 2000

Fisniku është i irrituar me femrat që përpiqen të marrin emër në krah të tij

Shyhretja ndan momentin kur Engji fle në veturë

Si të heqim njollat e parafinës së qiririt nga veshjet e mbulesat e tavolinës

Horoskopi ditor, e mërkurë 10 gusht 2022

Sot dy vdekje dhe numër i madh i rasteve me Covid, del raporti i fundit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist