Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti e uron Kusari-Lilën për 8-vjetorin e themelimit të Alternativës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar bashkëpunëtoren e tij, Mimoza Kusari-Lilën për përvjetorin e tetë të themelimit të Alternativës.

Kurti ka thënë se Kusari-Lilën kanë garuar në katër palë zgjedhje, kanë qeverisur bashkë për katër vjet dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Bashkë garuam në katër palë zgjedhje, e qeverisëm bashkë për katër vjet. Urime përvjetori 8-të i themelimit të Alternativës! Bashkë, vazhdojmë”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë postimin e Kusari-Lilës.

Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga kjo parti për shënimin e përvjetorit të themelimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]