Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti i del në krah Amerikës për zhvillimet atje

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përkrahur propozimin e Departamentit të Shtetit amerikan që në Venezulë të ketë zgjedhje të lira që mundësojnë tranzicionin demokratik në këtë shtet të Amerikës Latine.

Mbi artikull

ShBA-ja nuk e mbështet Presidentin e tanishëm të Venezuelës Nicolas Maduro, arsye kjo që shteti amerikan ka vënë sanksione ndaj shtetit latin.

Kurti ka shkruar në Twitter se Venezula duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta, duke e përkrahur propozimin e DASH-it.

“Venezuela ka nevojë për një proces politik të besueshëm dhe gjithëpërfshirës me zgjedhje të lira dhe të drejta, që u mundësojnë njerëzve ta vendosin të ardhmen e vet dhe t’i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Kosova përkrah propozimin e ShBA-së për tranzicion demokratik në Venezuelë”, ka shkruar ai në Twitter.

Moneytizer Paragrafi 4

Përndryshe kreu i ekzekutivit kosovar po përballet me kritika të shumta për vendimet e fundit, sa i përket emërimit të anëtarëve të Vetëvendosjes në bordet e ndryshme të ndërmarrjeve publike siç janë Posta e Kosovës, Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Infrakos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]