Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Jemi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përfunduar takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbi artikull

Ai ka thënë se në këtë takim ka kërkuar që data e zgjedhje të reja të shpallet në afatin më të hershëm të mundshëm, njofton Klan Kosova.

“Ishte një këshillim paraprak dhe ne shprehëm interesimin tonë si subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një datë e cila në harkun kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme. Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se duhet të pritet aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për të dhënë përgjigje nëse do të kandidojë ose jo.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sa i përket hollësive të cilat i ka përmendur Gjykata Kushtetuese ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë meqenëse na nevojitet ta japim interpretimin e saktë dhe të drejtë”

“Si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenjtë në vend dhe Kuvend padyshim që do të jemi shumica e ardhshme dhe shumica e popullit që na mbështet do të jetë shumicë në Kuvend. Formalizmi për koalicione dhe për kandidatin për Kryeministër bëhet në Këshillin e Përgjithshëm”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]