Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Mbështetja ndaj Ukrainës dëshmon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja e Kosovës për luftën e Ukrainës për të ruajtur lirinë dhe demokracinë e saj, sovranitetin dhe integritetin e territorit, është e gjerë dhe e thellë.

Mbi artikull

Në organizimin për Ditën e Ukrainës nga shtetet e QUINT-it, ai u shpreh se do të vazhdojë mbështetja e Kosovës ndaj Ukrainës,

“Ne kemi miratuar 13 paketa sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Dhe ne kemi mbështetur të gjitha sanksionet e ShBA-së kundër këtyre shteteve gjithashtu”.

“Mbështetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër agresionit ilegal dhe provokues të Rusisë”, ka thënë Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4