Qeveria e Kosovës pritet të mbajë një mbledhje, pas pak me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Lajmin se do të mbahet kjo mbledhje e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Gazeta Sinjali ka mësuar se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e cila është propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Shqyrtimi i Propozim vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.