Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i fuqishëm i Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrën e tij drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing.

Mbi artikull

Me këtë rast, Kurti tha se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner e aleat i fuqishëm i Republikës së Kosovës si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të saj ndaj shtetit tonë”.

“Ai trajtoi dhe përparimin që ka njohur vendi ynë gjatë qeverisjes sonë, rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ai para britanikes përmendi punët e mira të ekzekutivit të realizuara gjatë këtij mandati si: shtesat për fëmijë dhe nënat e reja, arsimin publik falas, rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë, rritjen e pensioneve, rritjen e incentivave për punësim e atë veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, investimet në energjinë e gjelbër përmes edhe ankandit solar prej 100 MWh, mbështetja e prodhuesve vendorë dhe bursat për vajzat dhe gratë në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në takim u bisedua dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit tregtar dhe rëndësisë së zgjerimit të mundësive dhe terheqjes së investitorëve britanikë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kryeministri Kurti e falënderoi Billing për takimin dhe bisedën e zhvilluar duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Prezent në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]