fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti me Erdoganin, sot darkojnë në Stamboll

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidentja Vjosa Osmani kah moti e ka thyer akullin e takimeve me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Por, Kryeministri Kurti këtë po e bën dy vjet pasi ka marrë marrë detyrën dhe një letër nga Erdogani. Ai sot ka shkuar në Stamboll për ta takuar Presidentin që si opozitar e quante autokrat.

Gazeta Express

Me t’i fituar zgjedhjet kur pritej të ulej në karrigen e Kryeministrit, Kurtit i kishte ardhur një letër nga Ankaraja. Presidenti i Turqisë bashkë me urimin kishte edhe një kërkesë, që Kosova mos të hapë ambasadë në Jerusalem, të cilin Turqia nuk e njeh si kryeqytet të Izraelit.

Por në letrën që Kurti ia kishte kthyer shefit të shtetit turk linte përshtypje se raportet Prishtinë -Ankara nuk do të ishin sikur më herët kur në pozita udhëheqëse ishte Hashim Thaçi.

Kurti i thoshte aty Erdoganit se qytetarët kanë vendosur ta ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre ndërkohë që çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk e përmendte fare.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruante Kurti.

Për raport të ftohte mes dy palëve kishte lënë të kuptohet edhe shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu kur kishte ardhur vitin e kaluar në Prishtinë. Në një postim kryediplomati turk e apostrofonte Kurtin si lider me të cilën Turqia do t’a avanconte bashkëpunimin. Po ashtu Cavusoglu insistonte edhe për cështjen e shtetasve turq në Kosovë, 5 prej të cilëve ishin dorëzuar në Turqi gjatë kohës së Thaçit.

“Diskutuam modalitetet për të avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste FETO”, kishte shkruar Cavusoglu pas takimit me Kurtin më 19 qershor 2022.

Por, si duket tani këto raportet do të ndryshojnë. Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar të premten drejt Stambollit për ta takuar presidentin e Turqisë me të cilin pritet që të diskutojnë për raportet bilaterale dhe gjithashtu edhe temat që ndërlidhen me luftën në Ukrainë, dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan.

Atje Kurti ka shkuar bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Sipas orës lokale të Turqisë, Kurti do të pritet nga Erdogan në Pallatin Vahdettin në orën 17:30 ku edhe do të zhvillojnë një darkë pune për dy orë e gjysmë. Pas darkës, të dy do të dalin dhe në një konferencë të përbashkët për media.

Kjo ftesë e Erdoganit për Kurtin vjen një javë pasi presidenti turk e kishte pritur në takim zyrtar kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e me të cilin kishin biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për implementimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Gjatë tetorit të vitit 2022, këshilltari i Erdogan, Sabri Demiri kishte shprehur gatishmërinë e presidentit të Turqisë për të ndërmjetësuar në dialogun me Serbinë. Siç kishte thënë Demiri, presidenti turk po priste që të shihte se deri ku do të shkojë puna mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe pastaj të ndërhyjë.

“Ne tashmë e kemi informuar presidentin Vuçiç për qëllimin tonë për të ndihmuar. Për momentin jemi në pritje të takimeve në Bruksel mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për të parë se deri ku mund të shkojnë dhe pastaj do të ndërhyjmë si ndërmjetës për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje”, kishte thënë Demiri për Klan Kosova. Vizita e Kurtit në Turqi vjen pasi ambasadori i Turqisë, Cagri Sakar, ka mbajtur takimet lamtumirëse në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Sakar po ashtu kishte qene aktiv për rastin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem – temë kjo që asokohe ishte reflektuar edhe në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje ku citohej Kurti të ketë thënë që do të shqyrtohet lokacioni i vendosjes së Ambasadës.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook


Etiketa: Albin KurtiTayipp Erdogan

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

5 orë më parë
Aktuale

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

9 orë më parë
Aktuale

Sylejman Selimi intervistohet nga EULEX-i

10 orë më parë
Aktuale

E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj

10 orë më parë
Aktuale

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

11 orë më parë
Aktuale

KEDS njofton se në këto zona do të ketë nesër punime

11 orë më parë
Postimi tjetër

Jonida Vokshit i fle burri në prehër

Hekuran Murati: Paga mesatare në sektorin publik sa dyfishi i asaj në sektorin privat

Blendi Fevziu “injoron” shumicën e shqiptarëve, ja si i quan ata që shohin Big Brother Vip

TË FUNDIT

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

3 orë më parë

Dashi dëshiron të udhëheqë, Peshqit fantazojnë skena filmi; truri te meshkujt Binjakë është organi më i madh seksual… Nëse dëshironi...

Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

3 orë më parë

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr ? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr...

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

3 orë më parë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, megjithatë agjërimi është...

Sot nis muaji i Ramazanit, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni

3 orë më parë

Sot, e enjte 23 Mars besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në...

Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

4 orë më parë

Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale....

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

4 orë më parë

Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se...

MË TË LEXUARAT

Emocionohet Mbresa, takohet me familjen e saj

Si ndikon përdorimi i tepërt i laptopit në lëkurë?

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

Suharekë: Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur

Kërstiq: Kurti doli fitues nga Ohri, Vuçiq e pranoi pavarësinë e Kosovës veç me një kusht

Flet shoqja e Keisit, për lidhjen e Keisit me Lorencin

Dy javë më parë u bë baba, ndërron jetë kompozitori shqiptar

Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj

Xhuli e Ganja dalin për kafe, kjo është arsyeja

Si urinojnë zogjtë, a kanë etje peshqit, si bëjnë macet dashuri?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist