fbpx

Kurti me studentët diskuton për tranzicionin ekonomik dhe energjinë e gjelbër

nga Revista Kosovarja

Nga Norvegjia, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashke edhe me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla – Schwarz, kanë drejt Gjermanisë, konkretisht drejt qytetit të Franfurtit.

Mëngjesin e sotëm Kurti e Gërvalla, e nisën duke takuar dhe bashkëbiseduar me studentë nga diaspora jonë në Gjermani.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit dhe kryediplomatja kosovare me pjesëmarrësit diskutuan mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët.

“Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës transmeton Klankosova.tv

Albin Kurti, gjatë diskutimit e trajtoi edhe temën e ndërlidhjes së sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët.

“Kryeministri theksoi se ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës, është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

“U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend. U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MW. Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm”.

Ky takim ishte një mundësi e mirë edhe për të njohur nga afër të rinjtë e të rejat nga diaspora dhe për të mësuar më shumë mbi eksperiencat dhe përvojat e tyre.

Kryeministri i falënderoi ata për bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë, duke ju uruar suksese gjatë studimeve dhe rikujtuar rëndësinë e kontributit për vendin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]