fbpx

Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjeneralin Wesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë e që vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për media nga Qeveria.

‘’I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë. Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit’’, thuhet në njoftim.

Më tutj është bërë e ditur se Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]