Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Mjekët që vendosin të punojnë vetëm më sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë vetëm më sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagës.

Mbi artikull

“Profesionistët shëndetësor do të kenë trajtimin e dinjitetshëm në raport me shkollimin. Përveç pagës dhe shtesave standarde, profesionistet shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik ta kenë edhe shtesën e veçantë…Urgjenca për Ligjin e Pagave ka qenë dhe mbetet në planifikimin sa më të afërt të shtetit”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri u ka bërë thirrje mjekëve që kontributin e tyre të vazhdojnë ta japin në sektorin publik.Ai tutje deklaroi se janë të fryera deklaratat për ikjen e mjekëve nga sektori publik por edhe jashtë shtetit. Megjithatë nuk e mohoi vaktin se mjekët po ikin.