Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Mustafa po e përdor me shumë shkopin për ta goditur Vjosën se sa për të ecur me të

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tallur me shkopin të cilin Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përdor për të ecur shkaku i sëmundjes nga e cila vuan.

Mbi artikull

Isa Mustafa vuan nga një sëmundje e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”. Kjo sëmundje, siç kishte treguar vitin e kaluar kreu i LDK-së, i ka shkaktuar atij humbje të fuqisë së duarve dhe këmbëve.

Por, Albin Kurti është tallur me shkopin e Isa Mustafës. Ka thënë se lideri i LDK-së më shumë e përdor atë “për të goditur Vjosa Osmanin, sesa për të ecur”.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka thënë ai te Çim Peka.

Moneytizer Paragrafi 4

I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm për PDK-në, ai ka thënë se “do të ishte mirë që kjo parti të reformohej në opozitë për një ose dy mandate.”

Pas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur “vija të kuqe” për koalicione me të gjitha partitë tjera parlamentare, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, diskursi i Albin Kurtit ndaj Isa Mustafës kishte ndryshuar rrënjësisht.

Nga epitetet ofenduese ndaj Mustafës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kaluar në epitete lartësuese për homologun e tij nga LDK-ja.