Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti nderohet me një çmim nga Forumi Ekonomik i Vjenës

nga Revista Kosovarja

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina 2023.

Mbi artikull

Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe i njoftoi ata për progresin dhe arritjet në dy vitet që po lëmë pas dhe për synimet e përbashkëta për vitet që na presin në të ardhmen.

Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik, raporton KP.

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambassador Victor Jackovich.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fjalën e tij falënderuese, kryeministri Kurti bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim, ashtu që slogani i Forumit Ekonomik të Vjenës “Shkoni në jug lindje” (eng. Go South East”), të bëhet sinonim me ‘nearshoring’ perëndimor (eng. western nearshoring)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]