25
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, do të bëjnë homazhe sot në nderim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit.
Ceremonia përkujtimore do të zhvillohet pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë së Kosovës, në orën 09:00.
Ky veprim simbolik vjen në shenjë respekti për jetët e humbura dhe për të forcuar solidaritetin mes Kosovës dhe ShBA-së.