Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti në takim me zv/kryediplomatin turk, e njofton për dialogun, flasin për bashkëpunimin me kabinetin e ri të Erdoganit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu e kanë pritur në Qeveri zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe Sabri Demiri, këshilltari i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Mbi artikull

Në takim, zipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka theksuar bashkëpunimin me kabinetin e ri të Erdoganit, i cili së fundmi e fitoi edhe një mandat në krye të Turqisë.

“Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimin me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ZKM thotë se “ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Krahas tyre, kryeministri Kurti njoftoi delegacionin turk, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Bozay edhe për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën në katër komunat në veri”, thuhet në fund të komunikatës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]