Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti ngushëllon familjen Ramadani për humbjen tragjike të katër anëtarëve

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, një ditë më parë.

Mbi artikull

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë dhimbjen me ta për humbjen tragjike.

Telegrami i plotë i kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Ramadani,

Moneytizer Paragrafi 4

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve Tuaj në aksidentin tragjik.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këtë ditë zie e pikëllimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]