Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Nuk ka vend për trimëri ose neglizhencë, nuk e njohim këtë virus

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videoje nga ballkoni i banesës së tij u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve dhe të respektojnë masat e Qeverisë.

Mbi artikull

Kurti ka thënë se me masat e vendosura po ndihmojnë ekonominë dhe po ruajnë shëndetin.

Sipas tij Kosova është më e mira në rajon sa i përket luftës kundër pandemisë, por për të mbetur akoma e tillë duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve.

“Në Kosovë njëmend janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon se masat janë të tepruara, por mos harroni; ne kemi shëndetësi e ekonomi të dobët e nuk rrezikojmë dot. E di që nuk është lehtë por le të bëhemi të durueshëm edhe pak e të qëndrojmë kështu. Ne vërtetë jemi më të mirët jo vetëm në rajon dhe jo vetëm kundër koronavirusit. Le të mbesim më të mirët”, është shprehur ndër të tjera Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka thënë se nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj asaj që po ndodh në Itali e kudo në botë, andaj duhet të angazhohemi bashkë me botën drejt një zgjidhje të përbashkët.

 

https://www.facebook.com/albini2017/videos/2594761810771317/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]