fbpx

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, ne jemi gjithmonë gati

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje.

Këtë deklarim, ai e bëri pas ceremonisë së hapjes së Panairit Ndërkombëtar “ExpoKos 2024”, kur u pyet nga gazetarët se “a është i gatshëm për zgjedhje?”.

“Ne jemi gjithmonë gati. Përndryshe, nëse ata janë rehat, shkon mandati”, tha Kurti.

“Për ne ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai.

Të hënën, shefi i Qeverisë së Kosovës ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në takim nuk shkuan kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e as ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]