Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti pajtohet që Bërnabiq të vizitojë Kosovën

nga Revista Kosovarja

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë.

Mbi artikull

Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare.

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë. Kjo përgjigje pozitive nga Kosova vjen pas arritjes së marrëveshjes për punën e letërnjoftimeve, atmosferë të cilën Kurti s’ka ‘guxuar’ ta prishë.