fbpx

Kurti pas plagosjes së kryeministrit sllovak: I urojmë shërim të shpejtë, dhuna s’ka vend në demokraci

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, është plagosur sot. Kurti ka thënë se është një lajm tepër shqetësues dhe ka uruar shërim sa më të shpejt dhe të plotë për kreun e qeverisë sllovake.

Kurti ka thënë se dhuna s’ka vend në demokraci.

“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]