Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti pas rezultateve: Fituam 7 komuna në total, është sukses i VV-së

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është prononcuar për herë të parë pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së.

Mbi artikull

Para mediave, ai tha se VV-ja ka fituar në 7 komuna në total, krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku fituan në 4, e në fillim në 1.

Sipas tij, ky është sukses i VV-së, ndonëse tha se kanë synuar më shumë se kaq.

“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti,

Moneytizer Paragrafi 4

Ai poashtu falënderoi qytetarët që e shfrytëzuan të drejtën për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarët e komunave në 18 sosh në këtë balotazh

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]