Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Mbështesim tregun e përbashkët rajonal

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti tha se në takimin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq biseduan për raportet mes dy vendeve si dhe për marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen.

“Në takimin e sotëm ndërmjet dy delegacioneve tona biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë ato”, tha Kurti.

“Folëm për 12 marrëveshjet që i kemi dhe për 7 marrëveshjet tjera që so të finalizohen së shpejti”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa e falenderoi Plenkoviqin edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]