Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti për Jasharin: “Na ndihmo si vëlla, ami 100 euro, me mua s’ka kështu”

nga Revista Kosovarja

Me SBAShK-un Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur marrëveshje në 2017’ën, por me PAN-in, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për çështjen e grevave në arsim dhe administratë.

Mbi artikull

Duke folur për takimin me Këshillin Grevist, kryeministri tha se “këto kërkesa partikulare, nuk mund të maskohen e gjithsesi të zbulohen me shprehje si ‘na ndihmo si vëlla’”.

“Na ndihmo si vëlla, ami 100 euro”, u shpreh Albin Kurti t’i kenë thënë grevistët në takimin mes qeverisë dhe sindikalistëve, teksa tha se “unë nuk bëj kështu”, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk mund të sillesh me qeverinë e Republikës së Kosovës në mënyrë private. Këto kohëra kanë kaluar, në të kaluarën ju keni bërë marrëveshje private. Une nuk bëj ashtu, unë ofroj pako për përballje me inflacionin”.

Moneytizer Paragrafi 4

Mbështetjen e opozitës ndaj grevës Kurti e konstatoi si të koordinuar për, siç tha ai, të sulmohet qeveria.

“Nuk kam unë as inat e as urrejtje ndaj askujt dhe nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje me sindikalistët. Këta 6 ditë para zgjedhjeve të 2017’ës bënë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha ai.

Rrënohet buxheti i shtetit, tha ai, nëse drejtohen kërkesa partikulare “çdo kush për vete”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk është problemi te mungesa e komunikimin ose ndonjë arrogance, por kemi një problem thenmelor, sepse i jam i bindur që nga kjo krizë dalim nga pakoja për përballim të inflacionit e jo nga kërkesa partikulare”.

“Mësuesi merr pagën për performancë, jo për shportën familjare, ne shportën familjare të mësimdhënësit e ndihmojmë me pako”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]