fbpx

Kurti për rastin e Faton Hajrizit: Ministritë po merren me këtë çështje

nga Revista Kosovarja

Kryeministri, Albin Kurti ështe pyetur në QKUK rreth rastit të Faton Hajrizit.

“Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë e trajtojnë. Nuk kam nevojë ta bëj edhe punën e ministrit, besoni që kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar dje se shenjat e gishtërinjve të dërguara i përkasin Faton Hajrizit.

Në një njoftim të MPJD-së, thuhet se Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjell në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]