Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, në komunën e këtij të fundit.
Kurti dha një porosi për gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të jenë vigjilentë në këtë kohë kritike.
Sipas tij, muaji Prill është përfundimtari i krizës së koroanvirusit.
“Jemi të gatshëm, të interesuar, të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së covid-19 ta shtyjmë sa më shumë në kohë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë në mënyrë që ta parandalojmë këtë pandemi.
Organizimi qendror dhe lokal është shembullor. Sidomos në prill do ta vazhdojmë pasi është muaji përfundimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpjet”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline
Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit theksoi se janë në koordinim të mirë më qeverinë.
“Kemi qenë të koordinuar me ministrin, Arben Vitia. Kemi vet-financuar, nga buxheti jonë, furnizimet e domosdoshme për institucione”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/