Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti pritet me duartrokitje në Qendrën e Studentëve

nga Revista Kosovarja

Me brohorima dhe duartrokitje është pritur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga qytetarët që gjenden në konviktet e Qendrës së Studentëve, e shndërruar në karantinë për personat e ardhur nga jashtë vendit.

Mbi artikull

Kurti, i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami, Arben Vitia e Lumir Abdixhiku ka vizituar sot pasdite stafin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Sipas një video të publikuar nga një zyrtar i LVV-së, shihet se Kurti teksa po largohej është kthyer përsëri për t’i përshëndetur të karantinuarit që kishin dalë në dritare dhe në ballkonet e konvikteve.Aty dëgjohen duke thirrur emrin e tij dhe duke e quajtur “kryeministër”.

Ndryshe nga Kurti, qytetarët në karantinë nuk e pritën mirë presidentin Thaçi.Katër ditë më parë, Thaçi kishte vizituar në Qendrën e Studentëve, por që nga aty u dëgjuan persona të ndryshëm duke kritikuar presidentin.

Moneytizer Paragrafi 4

Qytetarët u dëgjuan duke i thënë “e shitët Kosovën”, “marre ju koftë” e ‘tradhëtar’.Personat e izoluar me zë të lartë kanë thënë se duhet që krerët e institucioneve të Kosovës të dalin para drejtësisë.

 

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/657529098347706/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]