Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti shpreh ngushëllime për tre viktimat e aksidentit në territorin e Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre”, ka shkruar Kurti.

Tre personat humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet po zhvillojnë procedurat e nevojshme për transportimin e trupave në Kosovë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]