Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Sot nuk mund ta ndalim Gjykatën Speciale, e krijuan PDK e LDK

nga Revista Kosovarja

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se kanë kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale. Ka cituar Thaçin i cili kishte thënë se kush nuk e voton Specialen është tradhtarë.

Mbi artikull

“Thaçi bashkë me udhëheqësit e LDK-së e krijuan Gjykatës Speciale. Sot nuk mund ta ndalim atë Gjykatë. Po të jetë në Qeveri Vetëvendosje do t’i mbronim luftëtarët e UCK-së”, ka thënë ai.

Kurti ka akuzuar Qeverinë dhe Presidencën se askush s’po i mbron luftëtarët e UÇK’së.

“Ata që janë korruptuar e shantazhuar nuk mund ta mbrojnë luftën”, ka shtuar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurti ka thënë se PDK është duke u marrë me pasurim të paligjshëm e LDK me pushtet dhe nuk kanë kohë të mbrojnë luftën e UÇK’së.