Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti takon kryetarët veriorë, flasin për sfidat e qeverisjes dhe buxhetin e vitit 2025

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar mbrëmë se ka takuar kryetarët e komunave veriore.

Mbi artikull

Kurti në këto takime ishte bashkë me ministrin Nenad Rashiq dhe ministrin Elbert Krasniqi.

Kreu i ekzekutivit ka treguar se u njoftua rreth punës, shërbimeve për qytetarë dhe arritjes e qeverisjeve të tyre lokale.

“Diskutuam hapur për sfidat, nevojat e kërkesat e tyre, sidomos në infrastrukturë, dhe përgatitjet që ata po bëjnë për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm dhe projektet kapitale që synojnë t’i buxhetojnë për vitin 2025”, shkroi Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai falënderoi kryetarët Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, drejtorët dhe stafin e tyre për përkushtimin dhe angazhimin e dëshmuar, sipas tij, për qeverisje të mirë e të drejtë, dhe për bashkëpunimin me Qeverinë në shërbim të interesave të komunave që drejtojnë dhe qytetarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]