Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti thërret konferencë për media

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 17:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të mbajë konferencë për media. Megjithatë nuk është bërë e ditur arsyeja për të cilën është thirrur kjo konferencë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha 17:00”, thuhet në njoftimin e përcjellë për medie nga zyra e kryeministrit.

Kjo konferencë vjen një ditë pasi Kurti dështoi ta krijonte qeverinë e re.

Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa katër abstenuan. Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]