Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ftuar konferencë për media, për të dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”, që ka prekur edhe fushën e energjetikës.
Përpara mediave, Kurti u shpreh se përgjatë dy ditëve të fundit janë ndërmarrë masa për të mbajtur përgjegjësit e sulmit në fjalë dhe për të rregulluar dëmin e shkaktuar, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, po të arrihej qëllimi i sulmit, pesha do të ishte e jashtëzakonshme.
“Po të arrihej qëllimi, ky sulm do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë pa rrymë qindra familje dhe pa ngrohje mijëra qytetarë të Prishtinës”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se “Ibër Lepenci” nuk është i lehtë për t’u menaxhuar, për shkak se lumi është i gjatë dhe i fuqishëm.
“Nuk bëhet fjalë për 50 as 500 metra, as për 5 kilometra, por për mbi 50 kilometra”, tha Kurti.
Duke iu referuar Serbisë, kryeministri tha se në gjendjen në të cilën ndodhemi e ka bërë mendja kriminale e cila përkrahet nga supërfuqia më kriminale në botë, Rusia.
“Unë besoj që duke pasë parasysh se nuk kemi pasë njerëz të vdekur më 26, 28 dhe 29, dhe po i sanojmë këto dëme, kollaj është të flitet sot. Unë besoj se organet e sigurisë kanë qenë të saktë në detyrën e tyre”, shtoi kryeministri.
Ai e ripërsëriti se problemi kryesor qëndron te fakti se është akoma i lirë Milan Radojiçiqi, duke u bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që Serbia të dorëzojë atë tek autoritetet kosovare.
“Ka qenë e re se ne nuk e kemi imagjinuar që dikush dëshiron të lë vendin pa ujë, pa ngrohje e energji. Ama që shkon kaq larg imagjinata mbi të keqën, nuk e kemi menduar konkretisht si është ajo e keqe. Edhe unë si kryeministër nuk mund ta përthëkoj imagjinatën e të këqijave që po i mendojnë ata”, tha Kurti.
Ai tha se ndoshta do të ishte më mirë që në veri të vendit të ishte FSK-ja, aty ku janë KFOR-i e EULEX-i, por që detyrohet të respektojë vendimin e marrë 11 vjet më parë nga paraardhësi i tij, Hashim Thaçi