Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti tregon arsyen e takimit me Presidentin e Serbisë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi i sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë konstruktiv nga ana e delegacionit kosovar. Por tha se pala serbe kishte ardhur në takim me tema të vjetra.

Mbi artikull

Kurti tha se ata kishin disa propozime, ndërsa tregoi se tri prej tyre u refuzuan, ndërsa për njërin nuk pati përgjigje.

“Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia, takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë. Pala serbe foli për propozime të vjetra, ne sollëm 4 propozime të reja. E para, avancimi i CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën”, tha Kurti.

“Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve”, theksoi Kurti, ndërsa tha se kanë kërkuar edhe përjashtimin e një anëtari të delegacionit serb, i cili sipas tij ka marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Tri propozime u refuzuan. Në propozimin e parë nuk pati përgjigje”, tha Kurti.

Ai poashtu tha se takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës.

“Nëse s’gaboj, i bie më 25 korrik”, tha Kurti.

Paraprakisht, për takimin foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pranoi se kishte përplasje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k