Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti ua hapi shtegun e militantëve të tij

nga Revista Kosovarja

Presidenca ka reaguar pas lajmit se qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të hequr rrethojat e hekurta të vendosura te objekti i qeverisë.

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se ky veprim i Albin Kurtit është bërë si shkak i pakënaqësisë së tij me politikën amerikane.

Ai thotë se me këtë veprim, Kurti ia ka hapur shtegun militantëve të Vetëvendosjes.

“Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158214274726670

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]