Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti udhëton në Britani të Madhe – takohet me sekretaren e jashtme britanike, Liz Truss

nga Revista Kosovarja

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

Mbi artikull

“Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.

Kujtojmë se ditë më parë Kurti është kthyera nga vizita e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati disa takime me drejtues të ndërmarrjeve, dhe diplomatë e të njohur.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurti zhvilloi takim edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Pas vizitës në SHBA, Kurti ishte ndalur edhe në Zvicër ku mori pjesë në Forumin Ekonomik e Botëror.

Kryeministri mori pjesë edhe në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, i cili u mbajt nga data 2 deri në 4 qershor. /Telegrafi/