Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti udhëton në Paris për Forumin e Paqes, ftohet nga presidenti Macron

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar në kryeqytetin e Francës, Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka udhëtuar me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe gjatë qëndrimit të tij do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors. Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.