Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter. Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.
“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.
“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruarKurti.
"Do unto others as you would have them do to you." Today, as Christians all over the world celebrate the birth of Jesus, let us never forget his immortal commandment. At a time of conflict and inequity, let us have the courage to seek peace & strive for justice, at home & abroad.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 25, 2022