Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti uron Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që njëherësh është kryeministër në detyrë ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbi artikull

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se proceset zgjedhore brenda partisë, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë”.

“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Bedri Hamza të hënën mori drejtimin e PDK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]