Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti uron Vitin e Ri 2026: Premtoj një vit të sigurt dhe të begatë për të gjithë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 dhe ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.

Mbi artikull

Kurti premtoi formimin e një qeverie të re “pa humbur kohë”, duke theksuar se prioritet do të jenë: miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, paga e 13-të për shërbyesit civil, heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së dhe paketa për përballje me inflacionin, ndër të tjera.

Ai foli gjithashtu për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë vitit 2025, duke theksuar se proceset kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.

“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, u shpreh Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Në përshkrim të videos, kryeministri në detyrë shkroi:

“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë.”

Video e plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]